Gjinoc, banorët ankohen për gjendjen e krijuar pas ndërtimit të segmentit të ri të kanalizimit

19.11.2022

Ditë më parë ka filluar ndërtimi i kanalizimit, segment i ri, në fshatin Gjinoc të Suharekës. Ani pse ky segment do të lehtësoj punën e shumë bizneseve, familjeve dhe lagjëve, disa banorë të kësaj zone po shprehën të pakënaqur dhe po ankohen se punimet po i’ua vështirësojnë hyrjen në oborret e bizneseve të tyre pasi […]

Gjinoc, banorët ankohen për gjendjen e krijuar pas ndërtimit të segmentit të ri të kanalizimit Foto: Ilustrim

Ditë më parë ka filluar ndërtimi i kanalizimit, segment i ri, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Ani pse ky segment do të lehtësoj punën e shumë bizneseve, familjeve dhe lagjëve, disa banorë të kësaj zone po shprehën të pakënaqur dhe po ankohen se punimet po i’ua vështirësojnë hyrjen në oborret e bizneseve të tyre pasi që hyrjet nuk janë rikthyer në gjendjen e më parshme.

Në adresën e SuharekaOnline një lexues ka dërguar disa fotografi të cilat tregojnë gjendjën aktuale pas përfundimit të segmentit të ri të kanalizimit.

E lidhur me këtë SuharekaOnline ka biseduar me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, i cili ka thënë se ky projekt nuk ka përfunduar ende që hyrjet e këtyre oborrëve të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

Poashtu, Shabani është shprehur se javën që vjen do të bëhet shpërndarja e zhavorit kudo që ka nevojë dhe shton se në vendet që është punuar do të rikthehen siç kanë qenë.