Gjendja Civile në Suharekë gjatë kohës sa janë mërgimtarët, do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës

22.07.2021

Drejtoria e Administratës ka bërë një njoftim për qytetarët e Komunës së Suharekës. Sipas këtij njoftimi thuhet se drejtoria e Administratës, respektivisht sektori i Gjendjes Civile dhe Zyra Pritëse, gjatë kohës sa janë mërgimtarët tanë, do të punojë edhe gjatë kohë së pauzës. Kujtojmë se javë më parë Komuna e Suharekës ka bërë të ditur […]

Gjendja Civile në Suharekë gjatë kohës sa janë mërgimtarët, do të punojë edhe gjatë kohës së pauzës Foto: Ilustrim

Drejtoria e Administratës ka bërë një njoftim për qytetarët e Komunës së Suharekës.

Sipas këtij njoftimi thuhet se drejtoria e Administratës, respektivisht sektori i Gjendjes Civile dhe Zyra Pritëse, gjatë kohës sa janë mërgimtarët tanë, do të punojë edhe gjatë kohë së pauzës.

Kujtojmë se javë më parë Komuna e Suharekës ka bërë të ditur se parkingu në oborrin e objektit të komunës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve hyrjen në oborrin e Komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Po ashtu edhe hapësira e Tregut Javor, u lejohet për parking me përjashtim të ditës së tregut (e marte).

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Administratës:

NJOFTIM NGA DREJTORIA E ADMINISTRATËS

Të nderuar qytetarë, ju njoftojm se Drejtoria e Administratës, respektivisht sektori i Gjendjes Civile dhe Zyra Pritëse, gjatë kohës sa janë mërgimtarët tanë, do të punojë edhe gjatë kohë së pauzes.

Me respekt,
Driton Maliqaj