Gjendet vetura e vjedhur në Reshtan të Suharekës, arrestohen dy të mitur

26.08.2021

Nuk janë të rralla rastet e vjedheve të veturave, si në Suharekë ashtu edhe në komuna tjera të Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Reshtan të Suharekës, ku me datën 23 gusht rreth orës 00:07 i është vjedhur vetura një qytetari. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është […]

Gjendet vetura e vjedhur në Reshtan të Suharekës, arrestohen dy të mitur Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet e vjedheve të veturave, si në Suharekë ashtu edhe në komuna tjera të Kosovës.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Reshtan të Suharekës, ku me datën 23 gusht rreth orës 00:07 i është vjedhur vetura një qytetari.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është gjetur vetura e vjedhur.

Në raport theksohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të mitur, pasi që ditë më parë kishte vjedhur veturën e viktimës mashkull kosovar.

Vetura e gjetur i është kthyer pronarit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.