Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në fshatin Duhël të Suharekës

14.03.2022

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Gashi tha se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Policia. “Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar […]

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në fshatin Duhël të Suharekës Foto: Ilustrim

Rastin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë” dhe tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Policia.

“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar i cili është gjetur pa shenja jete.

Gashi ka bërë të ditur se vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi i urgjencës në vendin e ngjarjes.

Gashi njoftoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, tha Gashi.