Gjendet mjet i pashpërthyer në Reqan të Suharekës

30.09.2021

Një person mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të jetë granatë dore. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:00, në fshatin Reqan të Komunës së Suharekës. Lidhur me rastin, fllimisht në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore të […]

Gjendet mjet i pashpërthyer në Reqan të Suharekës Foto: Credit_AP-Kevin_Frayer.

Një person mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të jetë granatë dore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:00, në fshatin Reqan të Komunës së Suharekës.

Lidhur me rastin, fllimisht në vend ngjarje kanë dalë njësitet policore të cilat kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa ekipi i EOD-së së FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë punimeve ka hasur në një mjet të dyshuar që dyshohet të jetë granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa ekipi i EOD-se së FSK-së kanë bërë  shpërthimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.