Gjendet i zbathur e i zhveshur në rrugë – Si u keqtrajtua 12 vjeçari nga babai i tij në Suharekë

  • 09.01.2023
Gjendet i zbathur e i zhveshur në rrugë – Si u keqtrajtua 12 vjeçari nga babai i tij në Suharekë

Janë të rralla rastet kur fëmijët i denoncojnë prindërit e tyre në polici për keqtrajtim.

Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Për një rast të tillë, dje në Suharekë, ka rënë në pranga të Policisë një 37-vjeçar.


Sinjali mëson se një 12-vjeçar është hasur në rrugë nga një qytetar dhe i njëjti ndodhej në kushte të rënda, pasi ishte i zhveshur dhe i zbathur.

Qytetari menjëherë e ka dërguar të miturin në Polici dhe pas ekzaminimeve janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës i cili po ashtu ishte i gjakosur.

I mituri është dërguar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku i është ofruar ndihma mjekësore e nevojshme.

12-vjeçari është intervistuar nga hetuesit policorë në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe nënës së tij, ku është bërë e ditur se babai i tij dyshohet se e ka rrahur duke e goditur me kabllo elektrike.

Njësitë policore kanë ftuar të dyshuarin të paraqitet në stacion policor, i cili më pas është intervistuar dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë