Gjendet e djegur vetura e vjedhur para një muaji në fshatin Leshan të Suharekës

10.08.2021

Më 4 korrik në fshatin Leshan ishte vjedhur një veturë e tipit “Pickup – Citroen” me targa vendore . Pronari i veturës për SuharekaOnline kishte thënë se rreth orës 3:00 të mëngjesit i’a kanë vjedhur veturën, siç edhe ka mundur ta vërejë në kamerat e fqinjit. Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, […]

Gjendet e djegur vetura e vjedhur para një muaji në fshatin Leshan të Suharekës Foto: Ilustrim

Më 4 korrik në fshatin Leshan ishte vjedhur një veturë e tipit “Pickup – Citroen” me targa vendore .

Pronari i veturës për SuharekaOnline kishte thënë se rreth orës 3:00 të mëngjesit i’a kanë vjedhur veturën, siç edhe ka mundur ta vërejë në kamerat e fqinjit.

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se më 9 gusht në një pyll është gjetur automjeti i vjedhur.

Automjeti ishte i djegur në tërësi me përjashtim të pjesëve të metalta.

Njësiti i hetimeve ka dalur në vendin e ngjarjes dhe automjeti në fjalë është tërhequr për ekzaminime shtesë.

VETURË E VJEDHUR – GJETUR
Fsh. Leshan, Suharekë, 04.07.2021-08:00. Lidhur me rastin me datë 09.08.2021 në një pyll është gjetur automjeti i vjedhur i cili ishte i djegur në tërësi me përjashtim të pjesëve të metalta. Njësiti i hetimeve ka dal në vendin e ngjarjes dhe automjeti në fjalë është tërhequr për ekzaminime shtesë”, thuhet në raportin e Policisë.