Gjenden dy granata dore dhe fishekë në Vraniq të Suharekës, asgjësohen nga FSK

15.11.2021

Rreth orës 15:00 banorë të fshatit Vraniq të Komunës së Suharekës, jo më larg se 30 metra larg shtëpive kanë hasur në dy granata dore F1 dhe katër fishekë të armës AK47. Në kushte anonimiteti për SuharekaOnline banorët kanë bërë të ditur se deri tek granatat kanë ardhur gjatë punimeve të një kanali të ujësjellësit, […]

Gjenden dy granata dore dhe fishekë në Vraniq të Suharekës, asgjësohen nga FSK Foto: Ilustrim

Rreth orës 15:00 banorë të fshatit Vraniq të Komunës së Suharekës, jo më larg se 30 metra larg shtëpive kanë hasur në dy granata dore F1 dhe katër fishekë të armës AK47.

Në kushte anonimiteti për SuharekaOnline banorët kanë bërë të ditur se deri tek granatat kanë ardhur gjatë punimeve të një kanali të ujësjellësit, dhe se nga informacionet e deritanishme ato datojnë që nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas banorëve në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe Policia e Kosovës dhe se me intervenimin e njësive relevante të FSK-së ato janë asgjësuar.