Gjatë vitit 2022 në Komunën e Suharekës u hapën 241 biznese të reja, ndërsa u mbyllën 60

  • 30.01.2023
Gjatë vitit 2022 në Komunën e Suharekës u hapën 241 biznese të reja, ndërsa u mbyllën 60

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) vazhdimisht publikon raporte dhe statistika të ndryshme, ku disa prej tyre janë edhe shifrat e bizneseve që regjistrohen të reja dhe atyre që mbyllen.

Duke u bazuar në këto statistika, figuron se në Komunën e Suharekës, ashtu si në komunat tjera të Kosovës përgjat vitit 2022 janë hapur dhe mbyllur numër i konsiderueshëm i bizneseve.

SuharekaOnline ka siguruar të dhënat zyrtare për numrin e bizneseve të hapura në Komunën e Suharekës, ku në bazë të tyre, bëhet e ditur se që nga muaji janar deri në muajin dhjetor të vitit 2022, janë hapur 241 biznese të reja.


Duke analizuar të dhënat, numër më i madh i bizneseve të hapura është regjistruar në tre mujorin e dytë të vitit 2022, ku përfshihen muajt prill, maj dhe qershor. Përgjatë këtyre muajve në Komunën e Suharekës janë regjistruar 71 biznese të reja.

Ndërsa, numër më i vogël i bizneseve të reja është regjistruar në tre mujorin e fundit të vitit 2022 (tetor, nëntor dhe dhjetor), ku sipas ASK-së thuhet se janë regjistruar vetëm 41 biznese të reja.

Muajt, viti Nr. i bizneseve të regjistruaraNr. i bezneseve të regjistruara individuale Nr. i bezneseve të regjistruara jo-individuale
Janar, shkurt dhe mars (TM1), 2022672443
Prill, maj dhe qershor (TM2), 2022712843
Korrik, gusht dhe shtator (TM3), 2022623329
Tetor, nëntor dhe dhjetor (TM4), 2022411031
Totali:24195146
Burimi: ASK

Poashtu, gjatë vitit 2022, në Komunën e Suharekës janë mbyllur 60 biznese, shkruan SuharekaOnline.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në tre mujorin e dytë (prill, maj dhe qershor) në Komunën e Suharekës janë mbyllur gjithsej 20 biznese, numër ky më i madh se në muajt e tjerë.

Muaji, vitiNr. i biznese të mbyllura
Janar, shkurt dhe mars (TM1), 202215
Prill, maj dhe qershor (TM2), 202220
Korrik, gusht dhe shtator (TM3), 202217
Tetor, nëntor dhe dhjetor (TM4), 20228
Totali: 60
Burimi: ASK
N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë