Gjatë natës së kaluar 158 qytetarë kërkuan ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Suharekë

09.08.2021

Që nga ora 20:00 e mbrëmjes të së dielës deri në orën 08:00 të së hënës 158 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Suharekë. Pranimi i 158 pacientëve brenda 12 orëve të ndërrimit të natës duket të jetë një numër rekord edhe për stafin shëndetësor të kësaj qendre në Suharekë. Sipas […]

Gjatë natës së kaluar 158 qytetarë kërkuan ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Suharekë Foto: Urgjenca Suharekë

Që nga ora 20:00 e mbrëmjes të së dielës deri në orën 08:00 të së hënës 158 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Suharekë.

Pranimi i 158 pacientëve brenda 12 orëve të ndërrimit të natës duket të jetë një numër rekord edhe për stafin shëndetësor të kësaj qendre në Suharekë.

Sipas raportimeve nga kjo qendër bëhet e ditur se qytetarët që kanë kërkuar ndihmë në shumicën e rasteve kishin simptoma të diarres, temperaturë të lartë dhe të vjellura.

Përderisa po ballafaqohemi me temperatura të larta vazhdimisht po bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.

Në temperatura të larta si këto shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.