Gjatë muajit tetor në Komunën e Suharekës u kurorëzuan 61 çifte dhe u shkurorëzuan 3 të tjerë

17.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme […]

Gjatë muajit tetor në Komunën e Suharekës u kurorëzuan 61 çifte dhe u shkurorëzuan 3 të tjerë Foto: Mature man holding wedding ring, close up

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin tetor 2022 janë regjistruar gjithsej 1 605 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 156 raste.

Në bazë të statistikave që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin tetor në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 61 çfite.

Ndërsa, në periudhën e njejtë kohore figuron se në Komunën e Suharekës janë shkurorëzuar 3 çfite.