Gjatë 2022’ës në Suharekë nuk u regjistrua asnjë rast i vetëvrasjes, shqetësues mbetet numri i tentimeve të tilla!

23.01.2023

Mbetet ende shqetësuese fakti që numri i rasteve të tentimeve për vetëvrasje dhe vetëvrasjeve në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, e njëkohësisht mbetet edhe sfidë për institucionet përkatëse të vendit tonë. Shumë herë vendi ynë tronditet nga rastet e kësaj natyre, edhe pse kohëve të fundit në vazhdimësi po punohet nga qytetar e organizata […]

Gjatë 2022’ës në Suharekë nuk u regjistrua asnjë rast i vetëvrasjes, shqetësues mbetet numri i tentimeve të tilla! Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Mbetet ende shqetësuese fakti që numri i rasteve të tentimeve për vetëvrasje dhe vetëvrasjeve në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, e njëkohësisht mbetet edhe sfidë për institucionet përkatëse të vendit tonë.

Shumë herë vendi ynë tronditet nga rastet e kësaj natyre, edhe pse kohëve të fundit në vazhdimësi po punohet nga qytetar e organizata të ndryshme që numri i këtyre rasteve të zvogëlohet e madje edhe të parandalohen.

Rastet e tentimit për vetëvrasje dhe rastet e vetëvrasjeve janë të pashmangshme për Policinë e Kosovës, e cila merret me hetime për të kuptuar shkakun se përse ato ndodhin.

Këto raste lajmërohen edhe në Policinë e Kosovës në Suharekë.

Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një përgjigje për SuharekaOnline ka treguar se gjatë vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës në Suharekë janë raportuar 15 raste të tentim për vetëvrasje nga qytetarët e Komunës së Suharekës.

Krahas kësaj ai tregon se për fat të mirë në Komunën e Suharekës gjatë vitit të kaluar asnjë person nuk i ka dhënë fund jetës së tij/saj.

Viti- 2022
Numri irasteve të vetëvrasjeve në Komunën e Suharekës0
Numri i rasteve të tentim vetëvrasjeve në Komunën e Suharekës15

Disa prej mënyrave që do të ndikonin në uljen e numrit të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve sipas ekspertëve shëndetësorë janë fushatat dhe kampanjat sensibilizuese, diaologu social dhe mënjanimi i stigmës për shëndetin mendor.

Ndërsa, për këto lloj probleme, si në të gjitha vendet e botës që ekziston një “linjë jete” ku qytetarët kanë mundësi t’u drejtohen për të folur rreth problemeve të tyre në kushte anonimiteti, por për një kohë të gjatë një gjë e tillë në Kosovë ka munguar, por tashmë që nga nëntori i vitit 2019 është hapur një linjë e tillë, linjë kjo e cila merret me njerëzit që kanë mendime për vetvrasje apo edhe kanë nevojë të bisedojnë me dikë.