Gjatë 2 viteve të kaluara në Suharekë u lindën 528 foshnje, prindërit e të cilave nuk kishin kurorëzim!

18.11.2022

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), përpunoj dhe i publikojë të dhënat vjetore për Lindjet, për vitin 2020/2021, duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar […]

Gjatë 2 viteve të kaluara në Suharekë u lindën 528 foshnje, prindërit e të cilave nuk kishin kurorëzim! Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS), përpunoj dhe i publikojë të dhënat vjetore për Lindjet, për vitin 2020/2021, duke u bazuar në të dhëna administrative.

Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Të dhënat e publikuara në këtë raport paraqesin të gjitha rastet e Lindjeve, që kanë ndodhur gjatë vitit 2020 dhe 2021.

Në vitin 2020 janë regjistruar 28 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21 907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 340 ishin meshkuj ose 51.8%, dhe 10 567 ishin femra ose 48.2%.

Ndërsa, në vitin 2021, janë regjistruar 30106 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), prej këtyre lindjeve të regjistruara që kanë ndodhur vetëm në Kosovë janë 22830, nga të cilat meshkuj 11850 apo 51.9% dhe 10980 apo 48.1% lindje janë femra.

Nga këto të dhëna që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës brenda këtyre dy viteve janë regjistruar 1.346 foshnje, prej tyre 695 meshkuj dhe 651 femra.

MeshkujFemraTOTALI
Foshnje të lindura në vitin 2020340332672
Foshnje të lindura në vitin 2021355319674

Poashtu, nga këto statistika bëhet e ditur se nga 1.364 foshnje të cilat u regjistruan për vitin 2020 dhe 2021 në Komunën e Suharekës 528 foshnje konsiderohet të ishin jashtë martesor, pra prindërit nuk ishin të kurorëzuar dhe 818 foshnje të tjera ishin të lindura nga prindër të kurorëzuar.

Statusi MartesorStatusi Martesor
Në kurorëJashtë kurorës
Foshnje të lindura në vitin 2020411261
Foshnje të lindura në vitin 2021407267

Gazetare, Eurolinda Zenelaj