Gëzuar Vitin e Ri 2021 nga Fabrika e Mobileve “TE NASERI”

31.12.2020

Fabrika e Mobileve  “TE NASERI” uron të gjithë qytetarët dhe bashkëpunëtorët, gëzuar Vitin e Ri 2021! Për ju dhe familjet tuaja urojmë të mbizotërojë shëndeti dhe ditët e lumtura! Vit pas viti Fabrika e Mobileve  “TE NASERI”  ka treguar se është partneri juaj më besnik në prodhimin e mobileve. Me ndihmën tuaj ka treguar se […]

Gëzuar Vitin e Ri 2021 nga Fabrika e Mobileve “TE NASERI” Foto: Ilustrim

Fabrika e Mobileve  “TE NASERI” uron të gjithë qytetarët dhe bashkëpunëtorët, gëzuar Vitin e Ri 2021! Për ju dhe familjet tuaja urojmë të mbizotërojë shëndeti dhe ditët e lumtura!

Vit pas viti Fabrika e Mobileve  “TE NASERI”  ka treguar se është partneri juaj më besnik në prodhimin e mobileve. Me ndihmën tuaj ka treguar se jemi të gatshëm për të sjellë te ju të gjitha risitë e kohës. Falë vizionit të drejtuesve të saj,  po rritemi e zgjerohemi përditë, duke sjellë te ju gjithçka që koha e bën të domosdoshme. 

Viti që po lëmë pas ka qenë një vit me plotë sfida, vit të cilin po e kalojmë fal mbështetjes dhe besnikërisë tuaj, duke ju uruar dhe premtuar që edhe në shumë vite të tjera do të jemi së bashku në çdo kohë.

GËZUAR VITIN E RI 2021!

Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë, i mbushur me lumturi, dashuri dhe paqe në çdo familje, në shoqërinë dhe në vendin tonë të dashur!

Zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2021 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo familje!

Sot ne shkëmbejmë urimet më të mira për Vitin e Ri, por nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë, të gjithë së bashku, për t’i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë! E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar  do t’ia dalim!

URIME!