FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në fshatin Reshtan

08.09.2020

Në fshatin Reshtan të Suharekës, mëngjesin e së hënës është raportuar se është gjetur një mjet i pashpërthyer. Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 10:10 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, shkruan SuharekaOnline. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i […]

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në fshatin Reshtan Foto: Ilustrim

Në fshatin Reshtan të Suharekës, mëngjesin e së hënës është raportuar se është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 10:10 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, shkruan SuharekaOnline.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se një qytetar i cili ka qenë duke punuar në arën e tij dhe gjatë lëvrimit të tokës ka hasur me një mjet të dyshuar. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes pasi shihet nje predhe.

Me pas ne vendin e ngjarjes ka arritur njësiti i EOD-se,  nga njesiti i  FSK-së te cilet e kane terhequr mjetin e dyshuar për asgjësim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Sipas FSK-së  mjeti i dyshuar është kokë e predhës minahedhëse cal.120 mm, ka thënë ai.