Frutex pjesmarrës në panairin PLMA-Chicago në SHBA

13.11.2018

Frutex që nga 11 nëntori është duke i promovuar produktet e tij si: lëngje frutash, pije energjetike, njëherësh po njihet me trendet e industrisë ndërkombëtare, si dhe po realizojnë kontakte me qëllim të bashkëpunimit dhe mundësive për eksport në të ardhmen. Panairi “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, njihet si një ndër panairet më të […]

Frutex pjesmarrës në panairin PLMA-Chicago në SHBA Foto: Ilustrim

Frutex që nga 11 nëntori është duke i promovuar produktet e tij si: lëngje frutash, pije energjetike, njëherësh po njihet me trendet e industrisë ndërkombëtare, si dhe po realizojnë kontakte me qëllim të bashkëpunimit dhe mundësive për eksport në të ardhmen.

Panairi “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, njihet si një ndër panairet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore në të cilin po ekspozojnë produktet e tyre më shumë se 1,500 kompani nga 40 vende duke përfshirë 25 pavijone ndërkombëtare.

Produktet që po ekspozohen në këtë panair janë: ushqimet e freskëta, të ngrira, të thata, pije, po ashtu kategoritë jo-ushqimore: produkte të kozmetikës, shëndetit dhe bukurisë, kuzhinës, kopshtarisë, etj.