Frika nga koronavirus, edhe në Suharekë rriten çmimet për maska dhe dizinfektantët

02.03.2020

Psikoza e panikut të infektimit nga koronavirus si në vendet tjera edhe në Suharekë ka çuar në shumëfishimin e çmimeve të produkteve higjeno sanitare që po boshatisen nga raftet e supermerkateve e të farmacive. Në barnatoren Lika-Pharm në Suharekë na është thënë se deri vonë çmimi për 100ml dezinfektues ka qenë 0.50 cent ndërsa sot […]

Frika nga koronavirus, edhe në Suharekë rriten çmimet për maska dhe dizinfektantët Foto: Ilustrim

Psikoza e panikut të infektimit nga koronavirus si në vendet tjera edhe në Suharekë ka çuar në shumëfishimin e çmimeve të produkteve higjeno sanitare që po boshatisen nga raftet e supermerkateve e të farmacive.

Në barnatoren Lika-Pharm në Suharekë na është thënë se deri vonë çmimi për 100ml dezinfektues ka qenë 0.50 cent ndërsa sot për të njëjtën sasi çmimi është deri 1.20 euro.

L.G me profesion farmaciste thotë se çmimi për 500ml alkool etilik në furnizim është 3 euro, ndërsa sot në shumicën e barnatoreve shitet deri në 10 euro.

Po e njëjta ka bërë apel tek të gjithë furnitorët dhe farmacitë që mos të abuzojnë me çmimet e produkteve higjeno sanitare.

Çmime drastike kanë pësuar edhe maskat mbrojtëse ku nga 5 cent sa është çmimi furnizues sot shitet deri në 1 euro, madje ka mungesë të tyre në depot me shumicë thotë L.G nga Lika-Pharm.

Madje po e njëjta në baza vullnetare gjatë ditës së hënë ka zhvilluar një aktivitet humanitar ku ka dhuruar donacion nga një dezinfektues për duar dhe nga një alkool për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Sh.F.M.U “Iliria” në fashtin Savrovë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte mbrojtja dhe senzibilizimi ndaj virusit “Coronavirus”. Gjithashtu u mbajt edhe një ligjeratë e shkurtër profesionale se si të mbrohemi nga virusi dhe për higjienën personale.

Ky aktivitet është edhe një mesazh për barnatoret dhe depot farmaceutike që pikërisht të mos ngrihen çmimet e këtyre produkteve që jan preventiv e këtij virusi.