Fondacioni “Valon Vataj” merr përsipër renovimin e Çerdhës së Suharekës

17.12.2018

Çerdhja e parë dhe e vetmja në qytetin e Suharekës së shpejti do të ketë pamje krejtësisht tjetër. Pamja e shëmtuar që në hyrje të saj, lagështi brenda dhe mure të dobëta e të dëmtuara nuk do të ekzistojnë më. E për krejt këtë do të kujdeset Fondacioni “Valon Vataj”. Fondacioni, i themeluar me pak […]

Fondacioni “Valon Vataj” merr përsipër renovimin e Çerdhës së Suharekës Foto: Ilustrim

Çerdhja e parë dhe e vetmja në qytetin e Suharekës së shpejti do të ketë pamje krejtësisht tjetër. Pamja e shëmtuar që në hyrje të saj, lagështi brenda dhe mure të dobëta e të dëmtuara nuk do të ekzistojnë më.

E për krejt këtë do të kujdeset Fondacioni “Valon Vataj”. Fondacioni, i themeluar me pak se një muaj më parë, filloi aktivitetin me këtë çerdhe.

Ky projekt i parë, për çerdhen “Fluturat” do të kushtojë hiç më pak se rreth 100 mijë euro, për të tjetërsuar këtë insitucion, në të cilin nuk ka ndryshuar asgjë as pas më shumë se 30 vjetëve nga ndërtimi i tij. Për këtë veprim të Fondacionit “Valon Vataj” u nënshkrua marrëveshja.

Projekt që do të përfshijë gjithë hapësirën e objektit dhe oborrin e këtij institucioni, pritet të fillojë së realizuari vitin e ardhshëm.

Themeluesi i fondacionit, Valon Vataj tregoi se iniciativa në ndihmë të tjerëve kishte edhe para themelimit të fondacionit