Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve alarmon pas një lufte të qenve në Suharekë

  • 27.05.2021
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve alarmon pas një lufte të qenve në Suharekë

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka alarmuar për abuzimin e qenve në Kosovë.

Një abuzim i tillë i qenve ka ndodhur edhe në Komunën e Suharekës përkatësisht në fshatin Vraniq të kësaj komune.

Përmes një video të postuar në Facebook, shihet se një person e komandon qenin e tij me qëllim që të sulmojë një qen tjetër, ndërsa Fonadcioni për të Drejtat e Kafshëve ka bërë thirrje që personat e tillë të marrin dënimin e merituar.


“Kriminelë të shumtë në të gjitha rajonet e Kosovës, janë të përfshirë në organizime jashtëligjore të luftërave ku testohet fuqia e kafshës (qenve), e në anën tjetër, edhe pse për të gjitha këto organizime, ka fakte për vepra penale, Policia dhe Prokuroria nuk janë duke bërë ASGJË”, thuhet në njoftimin e këtij fondacioni.

Më tutje kjo organizatë ka bërë të ditur se kanë bërë dhjetëra kallëzime penale për organizim të luftërave me qen, ku deri më tani sipas këtij fondacioni organet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë adekuate për të parandaluar këtë fenomen negative e abuzues.

“Në anën tjetër, Policia e Kosovës është aq e papërgatitur për t’u marrë me këto raste, saqë çdoherë që e raportojmë ndonjë rast mundohen që të na injorojnë dhe ta zgjasin procesin sa më shumë. Aq nuk iu intereson, saqë në telefonatat me zyrtarë policor, edhe emalat zyrtar për raportimet tona të nevojshme na komunikojnë gabimisht dhe pa asnjë fije ndjeshmërije për këto raste. Qentë viktimë e Bekim Shehit, nuk mund të presin sa Policia e Kosovës të zgjohet nga gjumi. Rastet e raportuara në Prokurori veçse humbin dhe nuk na komunikohet asgjë për to.

Si mund të shpëtojnë dhjetra/qindra qen të rrugës nga abuzuesit dhe kriminelët si ky në fjalë? Si mund ta bindim shtetin që krimet që po bëhen me kafshët në Kosovë janë po ashtu të rëndësishme? Qentë të cilët rriten dhe trajnohen tërë jetën për të qenë agresiv, sapo të kryejnë “misionin” e tyre për pronarët abuzivë, shpeshherë përfundojnë në rrugë, duke rrezikuar edhe njerëzit, por edhe kafshët e tjera, ose përfundojnë të vrarë nga vet abuzuesit e tyre, të cilët Policia e Kosovës dhe Prokurorët tonë i lejojnë të sillen lirshëm pa asnjë problem”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Në këtë LINK mund ta shikoni videon.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë