Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” fillon fushatën për mbështetjen e rasteve në nevojë

02.03.2020

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” nga sot fillon fushatën për mbledhjen e fondeve për mbështetje të rasteve në nevojë. Lajmin e ka bër të ditur pronari i kompanisë, Frutex, z.Shaqir Palushi që udhëheq me fondacionin. “Frutex duke filluar nga data 02.03.2020 deri në fund të vitit do të ndaj nga 1 cent për cdo produkt të […]

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” fillon fushatën për mbështetjen e rasteve në nevojë Foto: Ilustrim

Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” nga sot fillon fushatën për mbledhjen e fondeve për mbështetje të rasteve në nevojë.

Lajmin e ka bër të ditur pronari i kompanisë, Frutex, z.Shaqir Palushi që udhëheq me fondacionin.

“Frutex duke filluar nga data 02.03.2020 deri në fund të vitit do të ndaj nga 1 cent për cdo produkt të shitur Relax. Nga mjetet e tubuara përmes Fodacionit Golden Eagle , do të ndahen donacione në mbështetje të rasteve në nevojë” ka njoftuar Palushi.

Kujtojmë se fondacioni që drejton z.Palushi çdo vit krahas ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë ka ndarë mbi 100 bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe viset tjera shqiptare.

Edhe fëmijët e sëmurë nga kanceri kanë qenë ndër përfituesit e parë nga Fondacioni Golden Eagle, ku ky i fundit kishte ndarë një shumë të të hyrave të tij për trajtimin dhe shërimin e tyre.