Fondacioni Golden Eagle dhuron donacion për Policinë e Kosovës në vlerë prej 28.500 euro

24.01.2023

Fondacioni Golden Eagle ka njoftuar se do të dhurojë donacion në vlerë prej 28.500 euro për Policinë e Kosovës. Fondacioni Golden Eagle do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ky donacion bëhet me kerkesë të sindikatës së policisë së Kosovës, pasi […]

Fondacioni Golden Eagle dhuron donacion për Policinë e Kosovës në vlerë prej 28.500 euro Foto: Ilustrim

Fondacioni Golden Eagle ka njoftuar se do të dhurojë donacion në vlerë prej 28.500 euro për Policinë e Kosovës.

Fondacioni Golden Eagle do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ky donacion bëhet me kerkesë të sindikatës së policisë së Kosovës, pasi nga ana e zyres ligjore të Drejtorisë së PK nuk u aprovua kërkesa jonë për sigurim shëndetësorë të mbi 100 punonjësve policorë.

Vlera e këtij donacioni është 28.500 euro.