Fondacioni Golden Eagle dhuron 10 mijë euro për zonat e prekura nga vërshimet

21.01.2023

Fondacioni Golden Eagle dhuron 10 mijë euro për zonat e prekura nga vërshimet. Fondacioni Golden Eagle ka bërë të ditur se në solidaritet dhe mbështetje pë familjet të cilat janë përmbytur nga vërshimet, veçanërisht ato me kushte të rënda ekonomike do të ndihmohen me shtretër, batanije dhe gjëra të tjera elementare. “Përmbytjet që ndodhën gjatë […]

Fondacioni Golden Eagle dhuron 10 mijë euro për zonat e prekura nga vërshimet Foto: Ilustrim

Fondacioni Golden Eagle dhuron 10 mijë euro për zonat e prekura nga vërshimet.

Fondacioni Golden Eagle ka bërë të ditur se në solidaritet dhe mbështetje pë familjet të cilat janë përmbytur nga vërshimet, veçanërisht ato me kushte të rënda ekonomike do të ndihmohen me shtretër, batanije dhe gjëra të tjera elementare.

“Përmbytjet që ndodhën gjatë kësaj jave në disa komuna të Kosovës, si pasojë e kushteve të jashtëzakonshme atmosferike, kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke rrezikuar kështu dhe jetën e njerëzve. 

Në solidaritet dhe mbështetje të tyre, Fondacioni Golden Eagle do të dhurojë shtretër, batanije dhe gjëra të tjera elementare, në vlerë prej 10 mijë euro, përzonat e prekura.

Ndihma nga Fondacioni Golden Eagle do të shkojë për familjet me kushte të rënda sociale, jeta e të cilëve është vështirësuar dhe më shumë nga përmbytjet.

Shpresojmë që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejtë.” thuhet në njoftimin e Fondacionit Golden Eagle.