Fluksi i madh i automjeteve, Policia në Suharekë e Prizren me plan operativ “Alkooli”

03.08.2021

Ku tani kemi fluks te madh te automjeteve ne rrugë, Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ “Alkooli”, një aktivitet i përbashkët te NJRKRR me Stacionet Policore- Prizren, Prizren-Veri dhe Suharekë nën mbështetjen e NJRSH-së. Policia ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacion. Ku janë mbajtur […]

Fluksi i madh i automjeteve, Policia në Suharekë e Prizren me plan operativ “Alkooli” Foto: Ilustrim

Ku tani kemi fluks te madh te automjeteve ne rrugë, Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ “Alkooli”, një aktivitet i përbashkët te NJRKRR me Stacionet Policore- Prizren, Prizren-Veri dhe Suharekë nën mbështetjen e NJRSH-së.

Policia ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacion. Ku janë mbajtur pika kontrolli në orët e vona me datë 30,31/07/21 dhe 01.08.2021, nga ora 23:30-02:00.

Në angazhimet policore, gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje ne trafik dhe për këtë Policia ka shqiptuar 47 tiketa.

Mos respektimi i shpejtësisë se kufizuar janë shqiptuar 23 gjoba, nisje e vrullshme 3 gjoba, ndërrimi i shiritave 1 gjobë, drejtimin e automjetit ne ndikimin e alkoolit 3 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shofer 1 gjobë, mos përdorimi i rripit te sigurisë 7 gjoba, skadimin i afatit të regjistrimit rimit 1 gjobë, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër 2 gjoba, pa drita 5 gjoba, mungesa e dokumenteve me vete 1 gjobë.

Ky aktivitet i Policisë, me masa të shtuara, ka për qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe i fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, ku qytetarët mund te dërgojnë informatat (foto dhe sekuenca) në adresat elektronike të policisë (të dhënat e tyre do të ruhen me kofidencialitet të plotë).

Me këtë aktivitet Policia do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.