Fjalimi i kryetarit Muharremaj në mbledhjen inaguruese të Kuvendit

26.11.2021

Mbledhja inauguruese filloi me betimin e 31 asambleistëve të rinj, ku më pas bëri betimin edhe kryetari Muharremaj. Fjalimi i plotë i kryetarit Muharremaj: Të nderuar Asambleistë të Asamblesë Komunale të Suharekës,Musafirë të nderuar,Të nderuar qytetarë, Votimi është mekanizmi kryesor i cili e mban gjallë Demokracinë. Qytetarët janë sovrani. Qytetarët janë ata që vendosën të […]

Fjalimi i kryetarit Muharremaj në mbledhjen inaguruese të Kuvendit Foto: Ilustrim

Mbledhja inauguruese filloi me betimin e 31 asambleistëve të rinj, ku më pas bëri betimin edhe kryetari Muharremaj.

Fjalimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

Të nderuar Asambleistë të Asamblesë Komunale të Suharekës,
Musafirë të nderuar,
Të nderuar qytetarë,

Votimi është mekanizmi kryesor i cili e mban gjallë Demokracinë. Qytetarët janë sovrani.

Qytetarët janë ata që vendosën të nba besojnë edhe për një rrugëtim tjetër.

Ky bsim nderohet dhe vlerësohet vetëm me punë dhe përkushtim.

Andaj urime asambleistë të nderuar detyra dhe obligimi i ri përballë qytetarëve.

Si kryetar komune dhe ju asambleistët të respektuar pa dallim, mendoj dhe besoj se do të punojmë si një trup i vetëm i cili shërben vetëm qytetarëve.

Dua t’i falënderoj edhe asambleistët e mandatit të kaluar për bashkëpunimin dhe punët që i realizuam për qytetarët.

Komuna e Suharekës dhe qytetarët e saj, janë esenca e përkushtimit e cila duhet të na frymëzoj në të ardhmen.

Shumëçka kemi të punojmë, që ta bëjmë të mirë mirëqenien dhe të dinjitetshme jetesën tonë të përbashkët publike.

Na frymëzon e kaluara heroike e brezave, na obligon e tashmja dhe na përcakton vlerën tonë e ardhmja.

Unë jam kryetari i cili do të pranoj, vërejtjet, sugjerimet dhe këshillat tuaja, nga secili asamblesit e secili qytetar.

Bashkë do të punojmë dhe bashkë do ta ndërtojmë komunën tonë.

Ju uroj sukses në punën tuaj.

Na priftë e mbara të gjithëve.