Fitorja e titullit të kampionit, FC Ballkani të dielën mban koncert në Sheshin e Qytetit në Suharekë
- 26.05.2023

FC Ballkani do të festoj fitoren e titullit kampion i Superligës së Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, faqja e FC Ballkanit ka bërë të ditur se festa do të mbahet në Sheshin e Qytetit në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Të dielën në Sheshin e Qytetit në Suharekë do të përfomojnë këngëtarët si: Ledri Vula, Shkurte Fejza, Bardhi, Majlinda Cikaqi dhe Jehona Lumi.

Njoftimi i plotë:
Një edicion me plot sakrificë, ngarkesë, lodhje, djersë pafund, dëshirë, vullnet e krenari.
Tani është momenti jonë!
Të dielën festojmë të gjithë bashkë me këngëtarët e mirënjohur kurorëzimin e suksesit të radhës, për të cilin besojmë fuqishëm që i hap rrugë triumfeve të tjera.
Koncerti do të përformohet live ne televizionin Kanal10!!
Shihemi të dielën!! @ledrivula @shkurte.fejza @bardhi @ansamblishota @jehonalumi @majlindacikaqi @djmoney____ @djbeats___
Forca BALLKANI, Forca XHEBRAILAT, Forca SUHAREKË