Fillon asfaltimi i rrugëve në Samadraxhë
- 03.08.2022
- 0 komente
Gjatë ditës së sotme ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës.

Gjatë punimeve të asfalitimit të rrugëve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar shkurtimisht “Asfaltimi i rrugëve në Samadraxhë…”, duke i’a bashkangjitur edhe një video të punimeve.
Kujtojmë se, kryetari Muharremaj kishte kërkuar nga të gjithë mbikqyrësit e projekteve që të kërkohet cilësi e punimeve ose në të kundërtën punimet nuk do të pranohen.
Madje Muharremaj kishte dalur në inspektime me metër në dorë duke bërë matjen e asfaltit të shtruar e për të parë për së afërmi nëse trashësia është konform kërkesave të Komunës.
KOMENTE0
Leave a Reply