“Festo me zemër, jo me armë”, komandanti Sylaj fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë dhe t’i lajmërojnë rastet

14.07.2022

Në vendin tonë tashmë ka filluar kampanja nga Policia e Kosovës: “Festo me zemër, jo me armë” dhe për këtë komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj sot ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës dhe t’i lajmërojnë rastet. Ai gjithashtu ka shtuar se dita ditës po rritet fluksi i […]

“Festo me zemër, jo me armë”, komandanti Sylaj fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë dhe t’i lajmërojnë rastet Foto: Ilustrim

Në vendin tonë tashmë ka filluar kampanja nga Policia e Kosovës: “Festo me zemër, jo me armë” dhe për këtë komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj sot ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës dhe t’i lajmërojnë rastet.

Ai gjithashtu ka shtuar se dita ditës po rritet fluksi i mërgimtarëve tanë që po vijnë për pushime në atdhe, prandaj duke iu dëshiruar mirëseardhje, i ka ftuar ata që të respektojnë masat dhe rregullat që janë në fuqi.

Kapiteni Sylaj, ka bërë të ditur gjithashtu se pjesë e kësaj kampanje është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura dhe të mbyllura në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime, dasma e ahengje, si dhe në trafikun rrugor.

Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj, personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit.