Festat e fundvitit, ky është afati kohor që do të lejohet shitja e mjeteve piroteknike në Suharekë

14.12.2022

Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi gjatë ditës së mërkurë kanë mbajtur mbledhjen e radhës, ku u diskutua për katër pika të rendit të ditës. Aëtarët e KKSB-së në takimin e rregullt i cili është mbajtur sot gjatë ditës së mërkurë në Zyrën e Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, ndër tjerash kanë diskutuar […]

Festat e fundvitit, ky është afati kohor që do të lejohet shitja e mjeteve piroteknike në Suharekë Foto: Ilustrim

Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi gjatë ditës së mërkurë kanë mbajtur mbledhjen e radhës, ku u diskutua për katër pika të rendit të ditës.

Aëtarët e KKSB-së në takimin e rregullt i cili është mbajtur sot gjatë ditës së mërkurë në Zyrën e Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, ndër tjerash kanë diskutuar katër pika të rendit të ditës të cilat ishin: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Vetëdijesimi për rrezikun e përdorimit tё mjeteve piroteknike;

3.Identifikimi i vendeve ku dyshohet se të rinjtë tonë përdorin substanca narkotike;

4. Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nga ana e policisë nё komunitet.

Kryesuesi i takimit, Bali Muharremaj njëherit kryetar i komunës, së bashku me anëtarët e tjerë të këtij komisioni ndër tjerash kanë rekomanduar që shitja e mjeteve piroteknike do të lejohet nga data 23.12.2022 deri më 03.01.2023, vetëm tek hapsira e tregut javor.

Poashtu, është rekomanduar që të bashkëpunohet më shumë me policinë dhe të lajmërohen rastet e përdoruesve të narkotikëssi dhe të mbahen ligjerata rreth vetdijësimit të të rinjëve për lëndët narkotike.

“Anëtarët e KKSB-së ( Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Vetëdijesimi për rrezikun e përdorimit tё mjeteve piroteknike; 3.Identifikimi i vendeve ku dyshohet se të rinjtë tonë përdorin substanca narkotike; 4. Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nga ana e policisë nё komunitet. Kryesuesi i takimit, z.Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me rendin e ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar lidhur me temat e parapara për këtë takim.

Në fund nga ky takim kanë dal edhe rekomandimet, si : 1.Për festat e fundvitit, mjetet piroteknike do të shitën vetëm nga data 23.12.2022 deri me 03.01.2023 dhe ate vetëm tek hapsira e tregut javor. 2 . Të shtohet bashkëpunimi me policinë dhe të lajmërohen rastet e perdoruesve të narkotikës si dhe të mbahen ligjerata rreth vetedijesimit të të rinjve dhe 3. Në janar të mbahet një takim i përbashkët i kryetarve të fshatrave me policinë dhe shoqërinë civile ku do të njoftohen rreth mënyrës së qasjes së aplikacionit për të lajmëruar rastet në polici.” thuhet në njoftimin e dal nga KKSB.