Falsifikim i dokumentit, aksidente, sulm fizik, vjedhje në tentativë – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

22.09.2022

Gjatë ditës së sotme është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Faruk Berisha, shef i sektorit në Stacionin Policor në Suharekë, ka theksuar se brenda dy jave në komunën tonë kanë ndodhur […]

Falsifikim i dokumentit, aksidente, sulm fizik, vjedhje në tentativë – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Faruk Berisha, shef i sektorit në Stacionin Policor në Suharekë, ka theksuar se brenda dy jave në komunën tonë kanë ndodhur raste si aksidente trafiku, vjedhje në tentativë, sulm fizik, etj.

Berisha ka bërë të ditur se gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës kanë ndodhur: 7 aksidente trafiku, një falsifikim i dokumentit, një sulm fizik, një incident zjarri, një shkelje e statusit martesor.

Po ashtu, ai ka shtuar se brenda dy jave ka ndodhur një rast i keqpërdorimit të besimit, një gjetje e mjetit të pashpërthyer, një vjedhje në tentativë si dhe një rast i dëmtimit të varrezave.

Ndërsa, gjatë dy javëve PK-ja ka shqiptuar 464 tiketa për kundërvajtje.