Facebook mbushet me asfallt e ndërtime zgjedhore! Cilat janë kërkesat e qytetarëve të Suharekës për qeverisjen e ardhshme?

23.09.2021

Kjo formë e të bërit fushatë po përdoret edhe nga partitë në Suharekë, ku çdo ditë secili subjekt dhe kandidat publikon materiale propaganduese si fotografi dhe video si për projektet që do ti realizojnë ashtu edhe me premtime gjatë takimeve me qytetarë dhe biznese. Kryesisht dominojnë premimet për investime në infrastrukturë, ndërtim i rrugëve, objekteve […]

Facebook mbushet me asfallt e ndërtime zgjedhore! Cilat janë kërkesat e qytetarëve të Suharekës për qeverisjen e ardhshme? Foto: Ilustrim

Kjo formë e të bërit fushatë po përdoret edhe nga partitë në Suharekë, ku çdo ditë secili subjekt dhe kandidat publikon materiale propaganduese si fotografi dhe video si për projektet që do ti realizojnë ashtu edhe me premtime gjatë takimeve me qytetarë dhe biznese.

Kryesisht dominojnë premimet për investime në infrastrukturë, ndërtim i rrugëve, objekteve dhe qendrave të ndryshme dhe më pak ato që e preukopojnë dhe janë kërkesë e qytetarit të Suharekës.

Një sondazh i publikuar në portalin SuharekaOnline para fillimit të fushatës zgjedhore, i cili brenda dy ditëve ka marrë përgjigjen e 1603 qytetarëve, ka rezultuar që pritjet e tyre nuk janë të përafërta me ato çka është premtuar gjatë një jave fushatë.

Në pyetjen e parashtruar nga redaksia “Në cilën fushë mendoni se duhet investuar më shumë në Suharekë?”, 569 qytetarë kanë zgjedhur fushën e shëndetësisë, 481 mirëqenien dhe punësimin, 203 sigurinë, 169 arsimin, 127 ambientin dhe 54 infrastrukturën.

Deri më tani kemi dëgjuar vetëm nga kandidati për kryetar nga radhët LDK-së Dr. Ardian Shala, i cili për shëndetësi ka premtuar që nga 25 mijë euro sa janë të ndara tani për COVID-19, në mandatin e tij do të ndahen 200 mijë euro, që ekipet mobile të ofrojnë trajtim mjekësor për çdo pacient. Gjithashtu Shala ka premtuar që shuma prej 90 mijë eurosh që është tani për furnizim me barna, në mandatin e tij do të rritet në 200 mijë euro, dhe kështu nuk do të ketë qytetarë që obigohen ti blejnë terapitë vet gjatë trajtimit që marrin në institucione shëndetësore.

Një ndër pritjet e qytetarëve të Suharekës si investim imediat shihet edhe mirëqenia dhe punësimi.
Problemet e shumta i shtyjnë të rinjtë, njerëzit e talentuar të largohen nga vendet e tyre, gjë që shumë shtete nuk do të arrijnë pjesën tjetër të Evropës pa njerëz të rinj, të talentuar për të gjeneruar prosperitet. Popullsia po zvogëlohet dhe plaket.

Në planin afatshkurtër pushtetarët nuk e kanë problem emigracionin sepse ul papunësinë dhe rrit remitencat nga jashtë. Por në planin afatgjatë është “katastrofike” sepse nga ata që kthehen, janë pensionistë që kanë kaluar jetën e tyre të punës në Perëndim dhe fëmijët e tyre nuk do ta ndjekin këtë “traditë”.

Në bazë të statistikave të ASK-së gjatë vitit 2020 numri i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës ka arritur deri në 6675 (gjashtëmujori i dytë), shifrër kjo që përfaqëson vetëm ata që janë lajmëruar si të papunë në agjencinë e punësimit në Suharekë.

2019MeshkujFemraTotal
Janar1.8051.6533.458
Shkurt1.8781.7743.652
Mars1.9181.8283.746
Prill1.9601.8863.846
Maj1.9821.9143.896
Qershor2.0281.9553.983
Numri i punëkërkuesve në 6 mujorin e parë 2019 në Suharekë
2020MeshkujFemraTotal
Janar2.3042.2934.597
Shkurt2.3392.3664.705
Mars2.3532.3854.738
Prill3.2142.8556.069
Maj3.4612.9726.433
Qershor3.4903.0026.492
Numri i punëkërkuesve në 6 mujorin e parë 2020 në Suharekë