EULEX dhe Ambasada e Gjermanisë me donacione për Shkollën Fillore në Samadraxhë të Suharekës

25.10.2022

Donacione për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dituria” në Samadraxhë të Komunës së Suharekës. Me një ceremoni rasti sot në ambientet e SHFMU “Dituria” në fshatin Samadraxhë u dha një donacion me paisje të ndryshme teknologjike për informatikë, nga EULEX-i, si dhe me 12,000 euro është ndihmuar lyerja e hapsirave shkollore, donacion nga Ambasada […]

EULEX dhe Ambasada e Gjermanisë me donacione për Shkollën Fillore në Samadraxhë të Suharekës Foto: Ilustrim

Donacione për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dituria” në Samadraxhë të Komunës së Suharekës.

Me një ceremoni rasti sot në ambientet e SHFMU “Dituria” në fshatin Samadraxhë u dha një donacion me paisje të ndryshme teknologjike për informatikë, nga EULEX-i, si dhe me 12,000 euro është ndihmuar lyerja e hapsirave shkollore, donacion nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Pjesë e ceremonisë ishin Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, të cilët I ka falenderuar kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj.

“Falenderues ndaj Shefit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dhe Ambasadorit të Gjermanisë Jörn Rohde, për donacionin e dhënë për Shkollën Fillore “Dituria” në Samadraxhë. Kjo tregon angazhimin dhe përkushtimin tuaj për vendin tonë”, ka theksuar Muharremaj.