Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa fshatra të Suharekës

29.12.2020

Ndryshimi i kushteve atmosferike ditëve të fundit i shoqëruar edhe me erëra ka shkaktuar dëme sidomos në rrjetin energjetik të Kosovës. Disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike nga dëmtimi i disa shtyllave elektrike. Një rast i dëmtimit të shyllës elektrike ka ndodhur edhe në fshatin Budakovë, e që paraqet rrezik pasi që […]

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa fshatra të Suharekës Foto: Ilustrim

Ndryshimi i kushteve atmosferike ditëve të fundit i shoqëruar edhe me erëra ka shkaktuar dëme sidomos në rrjetin energjetik të Kosovës.

Disa fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike nga dëmtimi i disa shtyllave elektrike.

Një rast i dëmtimit të shyllës elektrike ka ndodhur edhe në fshatin Budakovë, e që paraqet rrezik pasi që nuk ka ndërprerje të energjisë në shtyllën e dëmtuar.

Sipas banorëve të këtij fshati bëhet e ditur se disa shtylla po e rrezikojnë edhe jetën e tyre pasi që janë dëmtuar dhe njëkohësisht kanë furnizim me energji elektrike.

Gjithashtu edhe në rrugën kryesore të fshatit Sopijë nga banorë të këtij fshati janë vërejtur dëmtime të shtyllave elektrike.