Era e fortë dhe shiu dëmtojnë shtyllat elektrike në Semetisht

11.08.2021

Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht të Suharekës. Kështu kanë bërë të ditur ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar për të liruar rrugën. Edhe kryetari i Komunës së Suharekës, bali Muharremaj ka njoftuar se ekipet emergjente kanë dalur në terren dhe po e vlerësojnë situatën. Tutje Muharremaj ka […]

Era e fortë dhe shiu dëmtojnë shtyllat elektrike në Semetisht Foto: Ilustrim

Era e fortë dhe shiu i ka dëmtuar shtyllat elektrike në fshatin Semetisht të Suharekës.

Kështu kanë bërë të ditur ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar për të liruar rrugën.

Edhe kryetari i Komunës së Suharekës, bali Muharremaj ka njoftuar se ekipet emergjente kanë dalur në terren dhe po e vlerësojnë situatën.

Tutje Muharremaj ka apeluar që dëmet në terren t’i vlerësojnë edhe ekipet e KEDS-it.

Ndryshe në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe Suharekën, reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me erëra të forta dhe breshër.