Epopeja e UÇK-së, nesër bëhen homazhe në Suharekë

05.03.2022

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nesër me fillim prej orës 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë. Më këtë rast do të kujtohen sakrificat e të rënëve, për lirinë që ne e gëzojmë sot. Është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë që është simbol […]

Epopeja e UÇK-së, nesër bëhen homazhe në Suharekë Foto: Ilustrim

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nesër me fillim prej orës 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë.

Më këtë rast do të kujtohen sakrificat e të rënëve, për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj se si duhet ky vend dhe duhet të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën dhe brezat e ardhshëm.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se do t’i nderojmë ata që e realizuan lirinë tonë.

Po ashtu, ai ka shtuar se sakrifica dhe përkushtimi i tyre për vendin mbetet shembull i përjetshëm.

Kujtojmë se nga sot, në Kosovë kanë filluar ceremoni të shumta për të shënuar 5,6 dhe 7 marsin, që ndryshe njihen edhe si Epopeja e UÇK-së.

Me datën 5 mars të vitit 1998, forca terroriste serbe me mjete të blinduara, patin sulmuar shtëpitë e Jasharajve në Prekaz.Luftime të ashpra patin vazhduar edhe të nesërmen, më 6 mars, ku humbën jetë anëtarë të familjes Jashari.

Por, pavarësisht humbjeve, rezistenca e tyre nuk po shembej asnjëherë, ajo vetëm sa po shtohej dhe luftimet vetëm sa po bëheshin më të ashpra. 

Në ditën e tretë të sulmit të ushtrisë terroriste serbe mbi familjen Jashari, më 7 mars 1998, bie heroikisht edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij.

Prandaj, pa asnjë dyshim, ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit shënojnë kthesën e madhe historike për mbylljen e një kapitulli të vjetër për Kosovën dhe fillimin e një epoke të re, qartësimin e pozicionit të shqiptarëve karshi Serbisë dhe i jep fund regjimit serb në Kosovë.