Enver Shabani tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

10.01.2022

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u mirëmbajtur për zhvillim normal të komunikacionit. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, ka treguar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe […]

Enver Shabani tregon për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës njofton qytetarët se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në territorin e Suharekës, janë duke u mirëmbajtur për zhvillim normal të komunikacionit.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, ka treguar se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk është ndonjë situatë alarmante.

“Që nga mesdita ka filluar të bie borë dhe sipas meteorologëve, të reshura do të ketë edhe gjatë natës. Për momentin të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania për mirëmbajten e rrugëve është në terren dhe do të kujdestaroj 24h”, ka shkruar drejtori Shabani në Facebook.