Enver Shabani: Gjendja në Suharekë dhe rrethinë është e qetë, deri më tani nuk ka pasur nevojë për intervenime

20.01.2023

Pavarësisht reshjeve të shiut të pandërprera gjatë ditës së enjte, gjendja në Komunën e Suharekës ka qenë dhe vazhdon të jetë e qetë. Ekipi i SuharekaOnline gjatë ditës së enjte ka përcjellur gjendjen e rrugëve në qytetin e Suharekës, ku në përgjithësi gjendja ka qenë e qetë dhe pa ndonjë vëshitrësi. Ndërsa, lidhur me këtë situatë […]

Enver Shabani: Gjendja në Suharekë dhe rrethinë është e qetë, deri më tani nuk ka pasur nevojë për intervenime Foto: Ilustrim

Pavarësisht reshjeve të shiut të pandërprera gjatë ditës së enjte, gjendja në Komunën e Suharekës ka qenë dhe vazhdon të jetë e qetë.

Ekipi i SuharekaOnline gjatë ditës së enjte ka përcjellur gjendjen e rrugëve në qytetin e Suharekës, ku në përgjithësi gjendja ka qenë e qetë dhe pa ndonjë vëshitrësi.

Ndërsa, lidhur me këtë situatë SuharekaOnline ka kontaktuar edhe me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani i cili ks njoftuar se gjendja në qytetin e Suharekës dhe në rrethinë edhe pas reshjeve të vazhdueshme atmosferike ka qenë e qetë.

Poashtu, Shabani ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës deri më tani nuk ka pasur nevojë që të intervenohet në ndonjë vend.

Ndërsa, ka shtuar se njësiti profesional për zjarrfikje dhe shpëtim me 3 zjarrfikës dhe shpëtues, me një automjet dhe me pompa thithëse për zhvendosjen e ujit, kanë shkuar për të ndihmuar dhe mbështetur Qytetin e Skenderajit dhe Klinës.