Enver Hoxhaj, Salih Zyba dhe Albena Reshitaj, tre deputetët e ardhshëm nga Suhareka

04.03.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve, pasi ka marrë 49.95 për qind të votave apo 438.334 vota. Në legjislaturën e VIII-të të Kuvendit të Kosovës ulësen e deputetit e kanë fituar vetëm tre kandidatë nga Komuna e Suharekës: Enver […]

Enver Hoxhaj, Salih Zyba dhe Albena Reshitaj, tre deputetët e ardhshëm nga Suhareka Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve, pasi ka marrë 49.95 për qind të votave apo 438.334 vota.

Në legjislaturën e VIII-të të Kuvendit të Kosovës ulësen e deputetit e kanë fituar vetëm tre kandidatë nga Komuna e Suharekës: Enver Hoxhaj nga PDK me 100,518 vota, Salih Zyba nga LVV me 10,359 vota dhe Albena Reshitaj nga AAK me 5900 vota.

 LVV do t’i ketë 58 deputetë, PDK do t’i ketë 19 deputetë, LDK do t’i ketë 15 deputetë, AAK do t’i ketë 8 dhe Lista Serbe 10 deputetë.