Emra që lënë gjurmë, Dr. Qëndrim Zenelaj hap Ordinancën specialistike gastroenterologjike “VIVE” në Suharekë
- 01.12.2022

Jo rrallë herë emra të shumtë të mjekëve nga Komuna e Suharekës kanë arritur suksese në nivel si vendor ashtu edhe ndërkombëtar duke dëshmuar suksesin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në profesionin me human, atë të mjekut.
Një emër që ka dëshmuar suksese të vazhdueshme në këtë lëmi është edhe Dr.Qëndrim Zenelaj, i cili krahas shërbimit që ka ofruar në QKMF-në e Suharekës ka numëruar edhe suksese të njëpasnjëshme në specializim, saktësisht në fushën e gastroenterologjisë në QKUK, ku tashmë është Specialist i Gastroenterologjisë po tregon suksese të jashtzakonshme si në QKUK ashtu edhe në Evropë.
Zenelaj në specializim ka treguar sukses të lartë për gastroenterologji, sidomos për endoskopi intervente. Suksesi i tij është dëshmuar sidomos për ndaljen e gjakderdhjeve nga trakti tretës, për polipektomi, dhe nxjerrjen e trupave të huaj.
Fal këtij angazhimi dhe përkushtimi për profesionin e tij, Dr. Qëndrim Zenelaj ka hapur ordinancën specialistike gastroenterologjike ” VIVE” në Suharekë.
Në kuadër të shërbimeve mjekësore dhe vizitave specialistike, ordinance “VIVE” ofron:
- Ultrazë të barkut
- Gastroskopi
- Kolonoskopi
- Trajtim të hemoroideve
- Rektosigmoidoskopi
- EKG
- Analiza Laboratorike

Ordinanca specialistike gastroenterologjike ” VIVE”
Rr. Besim Ndreca Shirokë, Suharekë
044 106 688