[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka renditet e para në Kosovë për Shërbimet Publike Administrative

02.12.2022

Raporti i përformancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka renditet e para në Kosovë për Shërbimet Publike Administrative Foto: Ilustrim

Raporti i përformancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e Shërbimeve Publike Administrative.

Krahasuar me 19 fushat e tjera, në vitin 2021 kjo fushë radhitet e para për nga përformanca, me nivel të përgjithshëm prej 81.66%.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Shërbimet Publike Administrative, Komuna e Suharekës është renditur e para nga 37 komuna të vendit me 99.45%.

Fusha 1- Shërbimet Publike Administrative

Kjo fushë përbëhet nga katër tregues, ku përfshihen shërbimet publike administrative (SHPA) dhe efikasiteti i organeve komunale në shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve, personave fizik dhe juridik, për çështjet që lidhen me kompetencat e tyre të cilat kalojnë nëpërmjet Qendrës për Shërbimin e Qytetarëve. Njëkohësisht, kjo fushë matë gatishmërinë e komunave për të  ofruar shërbime administrative në formën online apo përmes e-kioskut.

Të dhënat tregojnë se komunat në masë të madhe i kanë shqyrtuar kërkesat administrative të cilat u janë parashtruar.

Gjatë vitit 2021 komunave u janë parashtruar 2,055.349 kërkesa për shqyrtim, nga të cilat  janë shqyrtuar 1,950.299 kërkesa.

Mesatarja e trajtimit të kërkesave për komunë është 25,710 kërkesa. Këtu përfshihen kërkesat për leje të ndryshme komunale, dokumentet e gjendjes civile, kërkesat për qasje në informata, kërkesat qytetare për financim dhe adresim në organet përgjegjëse të komunës. 

Referuar performancës sipas komunave në këtë fushë, përqindja më e lartë në përmbushjen e treguesve është në Komunën e Suharekës me 99.59%, kurse më e ulëta në Komunën e Gracanicës 33.33%.

Për këtë fushë nuk kanë ofruar të dhëna komunat: Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Kllokot Shtërpcë, Zveçan, Leposaviç, për çfarë performanca i’u është llogaritur në 0% dhe që reflekton edhe në mesataren e përgjithshme për fushë.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj