[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka renditet e para në Kosovë për fushën e arsimit

01.12.2022

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

[EKSKLUZIVE] – Përformanca e komunave, Suhareka renditet e para në Kosovë për fushën e arsimit Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e arsimit parauniversitar.

Fusha 17 – Arsimi Parauniversitar – Kjo fushë synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë. 

Kjo fushë ka performancën e përgjithshme në nivel prej 58.39%.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Fushën e Arsimit Parauniversitar, Komuna e Suharekës është renditur e para nga 37 komuna të vendit me 82.44%.

Në përgjithësi, në treguesit e arsimit të dhënat e raportuara nga komunat nuk kanë qenë të plota, kështu që përqindjet e fituara mund të paraqesin një vlera relative të saktësisë.

Fusha e arsimit ka me shume tregues por në grafikun me lart janë paraqitur disa nga treguesit sipas përqindjes.

Treguesi, braktisja e shkollës nga nxënësit, ku paraqitet shkalla inverse ka shënuar vlerën në 99.14%, sikurse edhe shkalla bruto  e regjistrimit ne klasën e parë është përmbushur 96.69%.

Ndersa shkalla e realizimit te orëve te planifikuara sipas kalendarit vjetor te arsimit është përmbushur 96.22% dhe shkalla e qasjes se tranzicionit.

Kalueshmëria ne testin e maturës kombëtare  ka vlerën 76.34%, Kurse mësimdhënësit qe i plotësojnë kriteret dhe kane kualifikim te licencuar shprehur ne përqindje janë 82.18%.

Sa i përket procedurave ligjore pe zgjedhjen e stafit drejtues ne shkolla 9 drejtoreve dhe zv. drejtoreve) përmbushja e kriterit ligjore është përmbushur 87.68%, si dhe plotësimi i vendeve te lira te punës në arsim me konkurs të rregullt, është përmbushur 92.43%./SuharekaOnline/

Gazetare, Eurolinda Zenelaj