[EKSKLUZIVE] – Performanca e komunave, Suhareka renditet e 6-ta për nga Përgjegjshmëria Komunale

16.12.2022

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

[EKSKLUZIVE] – Performanca e komunave, Suhareka renditet e 6-ta për nga Përgjegjshmëria Komunale Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e përgjegjshmërisë komunale .

Fusha 3 – Përgjegjshmëria Komunale – Përgjegjshmëria komunale është inkuadruar si fushë e re në SMPK-së dhe ka gjithsej 22 tregues, prej të cilëve 17 janë aplikuar në vitin 2021.

Kjo fushë ka një përformancë të përgjithshme prej 53.97%.

Në kuadër të kësaj fushe, vërejmë performancë të lartë të komunave në ndërmarrjen e veprimeve ligjore për suspendimin e zyrtarëve për të cilët ka pasur aktakuzë në lidhje me veprat për shpërdorim detyrës zyrtare.

Komunat kanë treguar përformancë pozitive edhe në diskutimin e projektbuxheteve dhe kornizës afatmesme të shpenzimeve.

Sipas të dhënave në 36 komuna janë mbajtur 280 takime me qytetarë për projektbuxhetin, apo mesatarisht 8 takime për komunë. Në vijim është paraqitur lista e treguesve në këtë fushë sipas përqindjes:

Nga të dhënat e figurës së mësipërme del që pjesa më e madhe komunave nuk e kanë të hartuar dhe si rrjedhojë nuk e kanë parashtruar në kuvend komunal planin vjetor të integritetit, që ka përqindje të ulët prej 5.41 %.

Pavarësisht obligimit juridik të komunave për diskutimin e raportit të performancës për vitin paraprak në kuvendin e komunës, ky tregues është i ngrirë për shkak të Covid-19.

Ndërsa, mbetet në nivel të ulët zbatimi i dispozitës së udhëzimit administrativ për standardet minimale të konsultimit publik në nivel lokal për të publikuar raportet me rezultatet e proceseve të konsultimeve publike, prej 4.65%.

Pjesëmarrja e qytetarëve në konsultime publike edhe në vitin 2021, mbetet e ulët edhe përkundër standardit të SMPK-së të 3% të popullsisë së komunës, i cili është përmbushur në shkallën 21.91% krahasuar me vitin paraprak që ishte 16.45%.

Te ky tregues vërehet një ngritje e lehtë në vitin 2021. Sa i përket nivelit të zbatimit të planit të prokurimit, bazuar në shumën e shpenzuar kundrejt shumës së planifikuar, performanca rezulton në masën 81.63% ,që krahasuar me vitin paraprak ka një rënie prej 7%,ku në vitin 2020 ishte 88.06%.

Treguesi i për nivelin e adresimit te rekomandimeve të ZKA-së ka përqindjen prej 47.25%. 

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për përformancë në Përgjegjshmërinë komunale, Komuna e Suharekës është renditur e 6-ta me 65.98% nga gjithsej 37 komuna.

Ndërsa, para Komunës së Suharekës, përformancën më të lartë në indikatorët e kësaj fushe e ka arritur komuna e Lipjanit (84.63%), Pejë (80.71%), Rahovec (75.69%) dhe Gllogoc (73.64%).

Ndryshe nga to, më ulët qëndrojnë komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Shtërpca, Partesh, Leposaviq.

Në nivelin të përformancë në këtë fushë, ka ndikuar edhe mos raportimi i të gjitha të dhënave për tregues nga komunat në fjalë.