[EKSKLUZIVE] – Performanca e komunave, Suhareka me 71.19% renditet e 4-ta për parkingjet publike

  • 20.12.2022
[EKSKLUZIVE] – Performanca e komunave, Suhareka me 71.19% renditet e 4-ta për parkingjet publike

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e parkingjeve publike.

Fusha 11 – Parkingjet Publike Hapësirat për parkim publik janë vende në pronësi publike dhe private, me një numër të caktuar të vendeve të parkimit, të ndërtuara me standardet e kërkuara dhe të caktuara për parkimin e mjeteve motorike.


Për më tepër, kjo fushë matë  numrin e parkingjeve në komunë dhe numrin e vendparkimeve kundrejt veturave të regjistruara në komunë, po ashtu sa ka vende për taksi kundrejt numrit të taksive të licencuara dhe sa parkingje publike kanë vende të rezervuara për persona me nevoja të veçanta.  Performanca në nivel të fushës është 47.04%.

Krahasuar me numrin e automjeteve të regjistruara, komunat me vendparkime mbulojnë 9.99%. Shkalla e vendparkimeve të destinuara për makinat taksi të regjistruara në komuna është 50.09%.

Sa i përket numrit të vendparkimeve për persona me aftësi të kufizuara, vetëm 46.71% e parkingjeve i kanë të shënjuara vendet e tillë. Ndërsa numri i parkingjeve publike për parkimin e mjeteve motorike është 27.40%

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë për parkingjet publike Komuna e Suharekës renditet e 4-ta me 71.19% nga 37 komuna.

Në vijim është paraqitur arritjet e komunave në këtë fushë në përqindje.

Ndërsa, para Komunës së Suharekës, përformancën më të lartë në indikatorët e kësaj fushe e ka arritur komuna e Deçanit me 78.34%, komuna e Lipjanit me 75.88%, komuna e Junikut me 73.86%.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë