[EKSKLUZIVE] 25 nxënës të kësaj shkolle të Suharekës do të dërgohen në Brezovicë për një javë

  • 03.03.2023
[EKSKLUZIVE] 25 nxënës të kësaj shkolle të Suharekës do të dërgohen në Brezovicë për një javë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit ka organizuar një projekt me disa shkolla të Kosovës, në të cilin përfshihet edhe Komuna e Suharekës.

Shkolla e Skijimit, saktësisht projekti “Drejt Malit” do të realizohet këtë vit për herë të dytë dhe në nivel të Programit Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkë punim me MASHT dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, SuharekaOnline mëson se në këtë projekt do të marrin pjesë 800 nxënës të klasave të VII (shtata), të cilat do të ndahen në 8 grupe për pjesëmarrje një javore në Shkollën Dimërore të Skijimit në Brezovicë.


Projekti në fjalë pritet të realizohet gjatë muajve mars-prill 2023.

Poashtu, Komunat përfituese ku është edhe ajo e Suharekës obligohen që nëpërmjet DKA-së të bëjnë përzgjedhjen e klasave të shtata që do të marrin pjesë në këtë projekt, e poashtu së bashku me nxënësit duhet të jetë edhe një mësimdhënës i edukatës fizike nga ajo shkollë ku përzgjidhet klasa dhe kujdestari i klasës i cili mund të jetë i zëvëndësueshëm me një mësimdhënës tjetër.

Para fillimit të projektit, mësimdhënësit duhet të marrin pëlqimin e prindërve për pjesëmarrjen e nxënësve në këtë aktivitet, ku sipas informacioneve zyrtare të redaksisë SuharekaOnline, ky proces ka përfunduar në Komunën e Suharekës.

Poashtu, nga të njëjtat burime, SuharekaOnline kupton se Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, e cila është përfituese dhe pjesmarrëse në këtë projekt është SHFMU “Migjeni” në Gjinoc. Përzgjedhja e kësaj shkolle është bërë pasi që vitin e kaluar, semimaturantët e kësaj shkolle kishin arritur sukses më të madh se shkollat e tjera në testin e arritshmërisë.

Nga dokumentet që posedon SuharekaOnline, bëhet e ditur se 25 nxënës nga SHFMU “Migjeni” në Gjinoc, pritet që gjatë muajve mars-prill 2023 të jenë pjesë e aktivitetit në Shkollën Dimërore të Skijimit në Brezovicë, ku do të qëndrojnë një javë.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë