Edhe pse kohë pandemie, Qendra për Punë Sociale në Suharekë qëndroi pranë qytetarëve në nevojë

01.09.2020

Pandemia COVID-19 padyshim që ka goditur të gjitha sferat e jetës, e më e vështirë kjo periudhë është për personat për të cilët përkujdeset Qendra për Punë Sociale. Sfida gjithashtu ka pasur edhe kjo qendër në Komunën e Suharekës. Drejtori i kësaj qendre në Komunën e Suharekës, Sami Rrakaqi, në një intervistë për SuharekaOnline tha […]

Edhe pse kohë pandemie, Qendra për Punë Sociale në Suharekë qëndroi pranë qytetarëve në nevojë Foto: Ilustrim

Pandemia COVID-19 padyshim që ka goditur të gjitha sferat e jetës, e më e vështirë kjo periudhë është për personat për të cilët përkujdeset Qendra për Punë Sociale.

Sfida gjithashtu ka pasur edhe kjo qendër në Komunën e Suharekës.

Drejtori i kësaj qendre në Komunën e Suharekës, Sami Rrakaqi, në një intervistë për SuharekaOnline tha se kjo qendër ka pasur vështirësi gjatë kohës së karantinës të cilat vazhdojnë ende.

Që nga 13 marsi kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 kjo qendër i ka liruar punëtorët e saj, të cilët kanë punuar nga shtëpia kurse Drejtori, Sami Rrakaqi ka qenë prezent çdo ditë në këtë qendër.

E sa i përketë furnizimit me pajisje mbrojtëse Rrakaqi bënë të ditur se kjo qendër nuk e ka pasur aspak problem ti sigurojë ato, gjithashtu ai tregon se në ndihmë i ka dalë edhe Komuna e Suharekës, e cila i’u ka dërguar maska mbrojtëse dhe dezinfektues.

Nga janari i këtij viti deri në qershor në Komunën e Suharekës janë raportuar 13 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë periudhës së pandemisë gjithsej kanë qenë 6 raste të cilat janë trajtuar nga Qendra për Punë Sociale.

Qendra për Punë Sociale në Suharekë rëndësi të madhe i kushton edhe fëmijëve të braktisur, ku fatmirësisht që dy vite nuk ka pasur asnjë rast të tillë në komunën tonë dhe asnjë fëmijë i braktisur nuk është i strehuar në këtë qendër.

Gjatë kohës së karantinës Ministria e Punëve dhe Mirëqenies Sociale për dy muaj u ka dalë në ndihmë familjeve me probleme financiare të cilat janë në asistencë sociale duke iu dhënë ndihma shtesë.

Ndërsa nga pako 15 e cila është formuar nga Qeveria e Kosovës, vetëm nga Komuna e Suharekës kanë aplikuar mbi 2000 persona të papunësuar, ku prej tyre rreth 40% kanë përfituar nga 130 euro për dy muaj.

Gjithashtu Sami Rrakaqi ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës për nderë të festës së Kurban Bajramit Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar nga 5 kg mish për 300 familje, në bashkëpunim me Komunën.

Gjithashtu programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, i k dorëzuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)/Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes, kuponë që u janë shpërndarë 2000 familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale, ku prej tyre kanë përfituar 40 familje nga Suhareka.