Edhe nesër disa fshatra të Suharekës do të mbesin pa rrymë
- 18.01.2022
- 0 komente
KEDS ka njoftuar se nesër, më 19 janar në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri në 14:00, shkruan SuharekaOnline.
Sipas KEDS-it, ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të sigurisë së sistemit – Balancim i ngarkesës në TR1 dhe TR2 në NS 110/10kV Theranda.
1. Nga NS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet: LP 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 11:00 deri 14:00
Vendet: fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetishtë dhe Sllapuzhan.
Arsyeja Ndërprerje emergjente për siguri të sistemit – Balancim i ngarkesës ne TR1 dhe TR2 në NS 110/10kV Theranda.
2. Nga NS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet: LP 10kV Shvepsi (kodi: 32000013) nga ora 11:00 deri 14:00.
Vendet: 28 konsumatorë komercial në Shirokë dhe Zonën Industriale.
Arsyeja Ndërprerje emergjente për siguri të sistemit – Balancim i ngarkesës ne TR1 dhe TR2 në NS 110/10kV Theranda.
Leave a Reply