Edhe fshati Bukosh i Suharekës do të bëhet me çerdhe

04.10.2022

Në Komunën e Suharekës tash e sa kohë po ndërtohen çerdhe në shumë fshatra për shkak që fëmijët e atij vendbanimi të kenë më afër institucionin për arsimim të hershëm. Ndërtimi i çerdheve në Komunën e Suharekës si duket do të vazhdojë edhe më tutje, kjo pasi që më 29 shtator të këtij viti, kryetari […]

Edhe fshati Bukosh i Suharekës do të bëhet me çerdhe Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës tash e sa kohë po ndërtohen çerdhe në shumë fshatra për shkak që fëmijët e atij vendbanimi të kenë më afër institucionin për arsimim të hershëm.

Ndërtimi i çerdheve në Komunën e Suharekës si duket do të vazhdojë edhe më tutje, kjo pasi që më 29 shtator të këtij viti, kryetari i Komunës së Suharekës ka marrë aktvendim për aprovimit të kërkesës së Drejtorisë për Arsim për lejimin e projektit “Ndërtim të çerdhës së fëmijëve” në fshatin Bukosh të Suharekës.

Arsyetimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i çerdhës së fëmijëve” thuhet se si rrjedhojë e kërkesave të komunitetit të fshatit Bukosh dhe fshatrave rreth tij me datës 23.09.22 është paraqitur kërkesa e Drejtorisë Komunale të Arsimit për të ndërtuar një çerdhe të fmijëve në Bukosh e të jetë paralele e IP “Fluturat” në Suharekë, në mënyrë që fëmijët e moshave 3 deri në 5 vjeç, të vijojnë mësimin e hershëm në një institucion më afër vendbanimeve të fëmijëve. Pas shqyrtimit të kërkesës, Zyra e Kryetarit aprovon kërkesën e DKA-së për lejimin e projektit “Ndërtim të çerdhës së fëmijëve” në fshatin Bukosh të Suharekës.

Lidhur me këtë, SuharekaOnline ka kontaktuar me drejtorin e DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ku ka thënë se kjo kërkesë për ndërtimin e kësaj çerdhe në fshatin e lartcekur i është paraqitur Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Drejtori Bajselmani për SuharekaOnline ka thënë se punimet për ndërtimin e kësaj çerdhe në Bukosh mendon se do të nisin diku nga muaji mars, por janë duke pritur përgjigje nga MASHTI.

Ai ka shtuar se nëse nuk marrin përgjigje pozitive nga MASHTI, ndërtimin e saj do ta fillojnë me buxhet të Komunës.