Edhe 170 kamera të sigurisë pritet të vendosen në shkollat e Suharekës

15.04.2021

Për të rritur sigurinë si të objekteve shkollore ashtu edhe të nxënësve së shpejti të gjitha ambientet e shkollave në Komunën e Suharekës do të monitorohen me kamera të sigurisë. Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës tashmë ka hapur procedurat e tenderimit për furnizimimin dhe montimin e kamerave të sigurisë në shkollat e Komunës […]

Edhe 170 kamera të sigurisë pritet të vendosen në shkollat e Suharekës Foto: Ilustrim

Për të rritur sigurinë si të objekteve shkollore ashtu edhe të nxënësve së shpejti të gjitha ambientet e shkollave në Komunën e Suharekës do të monitorohen me kamera të sigurisë.

Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës tashmë ka hapur procedurat e tenderimit për furnizimimin dhe montimin e kamerave të sigurisë në shkollat e Komunës së Suharekës.

Sipas dosjes së tenderit të siguruar nga SuharekaOnline, Komunës së Suharekës për blerjen dhe montimin e 170 kamerave të sigurisë së bashku me pajisjet përcjellëse parashihet ti kushtojnë 30,000.00 euro.

Nga 170 kamerat, 125 do të jenë të brendshme dhe 45 të jashtme.

Ky investim është parashikuar duke marr parasysh edhe kërkesat nga drejtorët e shkollave ku objektet e tyre do të monitorohen nga kamerat e sigurisë

Gjithashtu është paraparë që ky investim të përfundojë brenda 30 ditësh që nga nënshkrimi i kontratës me operatorin ekonomik.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar Komuna e Suharekës kishte hapur procedurat tenderuese për furnizimin me 200 kamera të sigurisë në shkolla por që i njëjti nuk ishte realizuar.