E shtuna “aktive” e kryetarit Muharremaj

12.11.2022

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj edhe këtë vikend ka vendosur ta kalojë në terren, saktësisht në vendet e komunës ku është duke u punuar. Kryetari i Komunës së Suharekës përmes disa fotografive në faqen e tij zyrtare në facebook ka njoftuar se edhe këtë të shtune po e kalon në terren duke […]

E shtuna “aktive” e kryetarit Muharremaj Foto: Ilustrim

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj edhe këtë vikend ka vendosur ta kalojë në terren, saktësisht në vendet e komunës ku është duke u punuar.

Kryetari i Komunës së Suharekës përmes disa fotografive në faqen e tij zyrtare në facebook ka njoftuar se edhe këtë të shtune po e kalon në terren duke i vizituar vendet në të cilat po punohet, shkruan SuharekaOnline.

Muharremaj ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin Bllacë, Studençan, dhe Samadrexhë fshatra në të cilat po vazhdojnë punimet në bazë të projekteve.

“Në Bllacë, Studençan, Samadraxhë, po vazhdohet në zbatim të projekteve…” ka shkruar Muharremaj në facebook.