E rrahin dy persona, viktima nga Peqani thot se të dyshuarit e dërguan me veturë në mal

26.11.2022

Rastet e sulmeve fizike për arsye të ndryshme, pothuajse çdo ditë po raportohen në polici. Në Stacionin Policor në Suharekë të premtën rreth orës 00:35 një person nga fshati Peqan i Suharekës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, shkruan SuharekaOnline. Sipas Policisë thuhet se viktima fillimisht ka hipur në veturën e […]

E rrahin dy persona, viktima nga Peqani thot se të dyshuarit e dërguan me veturë në mal Foto: Ilustrim

Rastet e sulmeve fizike për arsye të ndryshme, pothuajse çdo ditë po raportohen në polici.

Në Stacionin Policor në Suharekë të premtën rreth orës 00:35 një person nga fshati Peqan i Suharekës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, shkruan SuharekaOnline.

Sipas Policisë thuhet se viktima fillimisht ka hipur në veturën e të dyshuarit, ku brenda në veturë kanë qenë edhe dy persona të tjerë, pastaj me veturë kanë vazhduar deri tek një mal ku dy nga të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht viktimën.

Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.