Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë

30.06.2022

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës janë dy raste aktiv me COVID-19, raste këto që rezultuan pozitive në dy ditët e fundit. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 177 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 13 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,424, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë […]

Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës janë dy raste aktiv me COVID-19, raste këto që rezultuan pozitive në dy ditët e fundit.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 177 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 13 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225,424, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.533 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.716 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.203 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.